Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
SPAK ka nisur hetimet për këngëtaren Elvana Gjata, pasi dyshohet se është përfshirë në një transfertë të një shume të madhe parash.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se Elvana Gjata, është nën hetim pasuror për shkak se emiri i saj ka dalë në mesazhet e aplikacionit “SKY ECC”, ku ish i dashuri Ervi Mata, dyshohet se përdorte llogaritë e saj bankare për të lëvizur shuma të mëdha parash.
Sipas komunikimeve të Matës në “Sky ECC”, nga llogaria e saj bankare dyshohet do të kaloheshin 500 mijë euro.
Ndërkohë menjëherë pas këtij lajmi, këngëtarja ka bërë reagimin e parë, mesa duket ajo nuk është e shqetësuar nga këto zhvillime, pasi njofton koncertin e saj të radhës.