Einxhelit nuk i rrihet pa ndërhyrë, thumbon marrëdhënien e Kiarës dhe Luizit

22 January 2023, 15:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Einxhelit nuk i rrihet pa ndërhyrë, thumbon marrëdhënien e
Einxhel Shkira

Pas kunjave të Luizit ndaj disa banorëve të edicionit të parë të Big Brother Vip, këtë herë është kundërpërgjigjur Einxhel Shkira. Kjo e fundit ka disa thumba për Kiarën dhe Luizin.

Ajo ka bërë disa postime në Twitter, ku thotë: “Kisha për të paguar qiranë sot, i thashë s'po gjej portofolin, kështu që më prit pak se më duhet kohë, nja ca javë për shembull“.

Sipas komentueseve, koha e postimit është pothuajse e njëjtë me momentin kur Kiara u shpreh se i duhej pak kohë për marrëdhënien e saj me Luizin.

Në një tjetër postim, ajo publikoi një video kur ishte brenda shtëpisë së “BBVA” dhe shprehej se “E pëlqente Dagzin”, (tashmë partneri i saj, me të cilin ka një bebush me emrin Trev) që në javën e parë të njohjes së tyre brenda shtëpisë.

“Që të më lini mua jashtë _…Thjesht një rikujtesë e vogël: Dita e 7 e Dagzit brenda: “Po më pëlqen” - Einxhel flet për Arbrin - Big Brother Albania Vip”, shkroi ajo.

Gjithashtu, edhe komentet të bëjnë të mendosh se po, Einxhel e ka me Kiarën dhe Luizin.

Dikush i shkroi: “Pyetje për njerëzit: A do të të vinte inat sikur ta kishte fituar Dagzi?”, referuar edhe deklaratës së Luizit që nuk e konsideron Kiarën si fituese të “BBVA”.

Einxhel u përgjigj kështu: “Këtë përgjigje e ke me zë, më 18 janar 2022”, si për të nënkuptuar se flet me fakte.

 


Video