Einxhel Shkira, shtatzënë për herë të dytë

3 January 2025, 12:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Einxhel Shkira, shtatzënë për herë të dytë
Einxhel Shkira

Einxhel Shkira është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e zbuloi vetë ajo përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Dagz dhe djalin e tyre, Trev.

“Tre vite nga dita që u bëmë dy dhe sot të tre presim të bëhemi katër”, shkruan Einxhel krahas videos, ku zbulon edhe barkun e rrumbullakosur.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Einxhel dhe Dagz u njohën në “Big Brother VIP”, edicioni i parë dhe vijuan lidhjen e tyre edhe jashtë këtij formati. Vetëm disa muaj pas nisjes së historisë së dashurisë mes tyre, dyshja njoftuan shtatzëninë e parë të Einxhel, e cila solli në jetë Trev. Ndërkohë, nuk dihet ende gjinia e bebit të saj të dytë.

Sa i përket anës profesionale, Einxhel është pjesë e panelit “Goca dhe Gra”, ku u rikthye pas një shkëputjeje të gjatë nga ekrani pas ardhjes në jetë të Trev.


Video