Einxhel dhe Dagz festojnë 3-mujorin e lidhjes me një dhuratë aspak të zakontë

2 April 2022, 16:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Einxhel dhe Dagz festojnë 3-mujorin e lidhjes me një dhuratë

Romanca e dashurisë së krijuar brenda shtëpisë së “BBV” mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz vazhdon edhe jashtë, ku dyshja shfaqen më të dashuruar se kurrë.

Ata publikojnë shpesh video dhe foto krah njëri-tjetrit dhe ditën e sotme ata kanë festuar 3-mujorin e lidhjes.

Dagz është kujdesuar që t’i dhurojë partneres së tij diçka aspak të zakonshme, që na la të gjithëve pa fjalë.

Einxhel dhe Dagz kanë parë së bashku filmin “Shrek” dhe pamjet i ndanë me ndjekësit në rrjete sociale.

“Vetëm një dhuratë për tre mujorin tonë të parë”, shkruan Dj Dagz.

Einxhel dhe Dagz festojnë 3-mujorin e lidhjes me një dhuratë

Përmes intervistave të ndryshme ata kanë treguar se pas daljes nga shtëpia tashmë jetojnë së bashku, herë në Tiranë e herë në Prishtinë.

Meqënëse të dy ata janë shumë të angazhuar në projektet e tyre profesionale, endu nuk e kanë zgjedhur se ku do të jetojnë përfundimisht.

Dagz e ka prezantuar partneren me familjarët e tij, ku lidhjen më të ngushtë Einxhel e ka krijuar me Aurorën, kunatën e saj ku shpesh i bëjnë njëra-tjetrës dhurata mjaft të ëmbla.


Video