Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një reper holandez i njohur si Bigidagoe është qëlluar për vdekje gjatë një sulmi mes bandave në Amsterdam.
Reperi 26-vjeçar i quajtur Denzel Silo u qëllua kur po tentonte të largohej me një automjet tip “Volkswagen Polo”.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në orën 5:30, ku reperi u dërgua me urgjencë në spital.
Për shkak të plagëve të rënda ai ndërroi jetë.
26-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Denzel Silos, po përpiqej të ikte kur Volkswagen Polo në të cilin ndodhej u qëllua me armë zjarri në orën 5:30 të mëngjesit të djeshëm.
Të shtënat ndodhën pranë stacionit të Amsterdamit Sloterdijk, një qendër kryesore transporti.
