I qëllimshëm, apo pakujdesi? Ky veprim i Borës dhe Donaldit ngjall dyshime tek fansat

21 February 2022, 08:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Donaldi dhe Bora kanë qenë çifti më i përfolur i këtij viti, falë edhe Big Brother Vip.

Tashmë tek mijëra fansat që kanë fituar të dy, çdo veprim i tyre do të analizohet, për mirë apo për keq.

Pas lidhjes së Donaldit me Beatrix brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Bora vendosi që të shkëpuste çdo lidhje me ta duke mos i ndjekur më as në rrjetet sociale.

Por së fundmi fansat e Bora-Donald, kanë vënë re se moderatorja ndjek një faqe fansash në Instagram, “Donald Bora”.

Nuk dihet nëse ishte një shenjë mbështetje për finale apo shenjë rikthimi që një pjesë e fansave e urojnë që të ndodh, sidoqoftë vetë pakujdesi apo rastësi nuk mund të jetë.

Të njëjtën faqe e ndjek edhe Donaldi.

 

I qëllimshëm, apo pakujdesi? Ky veprim i Borës dhe Donaldit


Video