E PAPRITUR / "Jam baba krenar", banori deklaron homoseksualitetin në Big Brother VIP dhe shpërthen në lot

1 January 2025, 22:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E PAPRITUR / "Jam baba krenar", banori deklaron homoseksualitetin
Bernardi / BBV4

Banori i Big Brother Albania VIP 4, Bernardi, ka deklaruar orientimin e tij seksual live në "prime"-n e kësaj të mërkure.

"Nuk mund të më heqin krenarinë e të qenurit homoseksual", tha ai, teksa shpërtheu në lot.

Banorët e tjerë i shkuan në mbështetje si me veprime dhe me deklaratat duke e "përgëzuar për guximin".

Bernard Hulme jeton prej vitesh në emigracion dhe është DJ dhe producent. Ai ka deklaruar se ka dy fëmijë por një vajzë e ka të adoptuar.

Ai tregoi se e ka marrë nën kujdestarinë e tij vajzën e ish-bashkëshortes vetëm 1 vit pasi kishte lindur vajza e tyre biologjike.



Video