Dy shkodranë bashkë, Luiz Ejlli shfaqet krah Armando Brojës para ndeshjes me Çekinë (VIDEO)

11 October 2023, 18:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy shkodranë bashkë, Luiz Ejlli shfaqet krah Armando Brojës para
Broja dhe Luiz Ejlli

Shqipëria do të përballet me Çekinë nesër në mbrëmje në “Air Albania”, në duelin e vlefshëm për kualifikueset “EURO 2024”.

Ndërkohë Luiz Ejlli ka shpërndarë në rrjetet sociale një story, ku shfaqet me Armando Brojën.

Në video dëgjohet Ejlli teksa i thotë sulmuesit të Shqipërisë: “A do shkëlqesh siç di vetëm ti? Ky është futbollisti më i mirë që ka patur ndonjë kombëtarja e Shqipërisë”. Një vlerësim mes shkodranësh.


Armando Broja është rikthyer mes të ftuarve te kombëtarja jonë pas një viti, për shkak se ai ka qenë i dëmtuar. Me interes të madh pritet të shihet nëse lojtari do jetë titullar apo jo, nesër.


Video