Doktor Skënder Brataj është një nga emrat më të lakuar dy vitet e fundit, pasi pandemia e vuri në qendër të vëmendjes si drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës.
Jo rrallë mjek shqiptar që janë në spitale jashtë vendi e kanë cilësuar atë si “Messi” i ekipit të mjekëve.
Në fakt përpos mangësive që mund të shfaqen, Urgjenca nën drejtimin e tij ka pësuar një ndryshim drastik.
Por puna e tij e përditshme dhe shumë e vrullshme nuk e ka penguar atë që të zhvillojë dhe mbajë pasionet e tija.
Një prej tyre është kënga labe, duke qenë dhe se ai është nga Vlora.
Në një festival të zhvilluar pak ditë më parë në Vlorë, në grupin e Kaninës ishte i pranishëm edhe doktor Skënderi.
Ai shihet tek mban iso, ndërsa marrës është Piro Bregaj -raporton Vox News.
Nuk dihet nëse kjo ishte një pjesëmarrje spontane apo në Grupin e Kaninës do e shohim përherë edhe doktor Bratajn.
Në video shfaqet dhe bashkëshortja e tij doktoresha e njohur Ariana Rreli, që është duke filmuar këngën e grupit të Kaninës./Vox News