Donaldi ‘rrëmbeu’ Borën nga DWTS për përvjetor, çifti publikon fotografinë e datës 5

5 November 2022, 23:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donaldi ‘rrëmbeu’ Borën nga DWTS për përvjetor,
Çifti Bora-Donald

Çifti i shumëpërfolur Donald Veshaj dhe Bora Zemani festojnë sot përvjetorin e lidhjes. Donaldi ka ndarë disa foto krah Borës, ndërsa foto janë publikuar edhe nga moderatoja.

Bora shkruan krahas fotove numrin 5.

Epo dihet tashmë që data 5 është një ditë e rëndësishme për çiftin.

Në puntatën e 'Dancing with the Stars’, Bora i kërkoi bashkëprezantuesit të saj Eno Popit ta mbyllë pak më shpejt programin, pasi “ka një sebep”

“Ora është fiks 00:00 edhe shkon data 5. Unë duhet të shkoj me dikë që kam aty pas se ashtu kemi një sebep shumë të rëndësishëm. Një gotë më shumë në datën 5”- u shpreh Bora.

Donaldi nuk e la pa kujtuar datën 5 edhe një vit më parë, ndonëse ishte pjesë e ‘Big Brother’. Ai i dërgoi live një varëse Borës, të futur në një kuti me ëmbëlsira.


Video