"U bëra milionere duke shitur foto nudo", 19-vjeçarja u jep leksion studentëve në Oxford

5 November 2022, 19:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"U bëra milionere duke shitur foto nudo", 19-vjeçarja u
Danielle Peskowitz Bregoli

Reperja nga Florida, Danielle Peskowitz Bregoli, e njohur me emrin e artit Bhad Bhabie, mbajti fjalimin e saj të shumëpritur në Oksford.

Ajo bëri një prezantim në universitetin prestigjioz në fillim të kësaj jave më 2 nëntor, dhe njerëzit qëndruan në radhë për orë të tëra për të hyrë brenda dhe për të dëgjuar fjalimin e saj të “mençur”.

E pritur me duartrokitje, ylli i Only Fans foli për ngritjen e saj të shpejtë në famë, karrierë, në një përvojë që i ktheu jetën përmbys.

Për ata që nuk e njohin reperen nga Florida, ajo u bë e famshme për herë të parë në vitin 2013 në një episod të Dr.Phil ku në atë kohë 13 vjeç, vajza u shfaq me të ëmën në një emision live pasi kishin grindje të vazhdueshme për sjelljen e saj të papranueshme dhe fjalorin e ndyrë.

Siç mund ta imagjinoni, Danielle shpejt u bë e njohur si vajza e ‘cash me out outside’. Por që nga shfaqja televizive, Danielle i hyri botës së muzikës me emrin Bhad Bhabie dhe ka nisur një karrierë muzikore me ndihmën e Kodak Black dhe Lil Yachty.

Ajo është bërë gjithashtu një nga krijueset më të suksesshme në OnlyFans dhe së fundmi është vendosur në mesin e krijuesve më të mirë të platformës, teksa Forbes vlerëson se ajo ka fituar 49 milionë dollarë në vitin 2021 nga përmbajtja e shitur në platformë.

Ylli vazhdoi ta konfirmonte këtë me pamjet e ekranit nga OnlyFans i saj, duke treguar një të ardhur bruto prej 53 milionë dollarësh.

Është e kuptueshme se një biznesmene e aftë si Bhad Bhabie u ftua të fliste në Unionin e Oksfordit. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që reperja “zhyt këmbët në pishinën e arsimit të lartë”

Fotot +18 në galerinë e mëposhtme.



Video