Që pas daljes nga "Big Brother VIP", emri i Efi Dhedhes është përfolur për të qenë moderatore. U raportua muaj më parë se ajo mund të prezantojë "Për'puthen", por ende nuk ka asnjë gjë zyrtare.
Në një seri me pyetje-përgjigje që ka zhvilluar së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram, Efi është pyetur mbi projektet e reja. Mirëpo, ajo ka lënë të kuptohet se e vetmja gjë e sigurt për të cilën po punon dhe do vijë së shpejti lidhet me makeup.
"Puna që unë di të bëj më mirë është makeup. Kështu çdo gjë që po vjen, po vjen në fokus të kësaj gjëje, por presim edhe pak!", tha Efi e pyetur nëse ka ndonjë projekt të ri.
Ndërkohë dikush i shkruan: "Duam të shohim në një emision televiziv me patjetër. Në një emision humoristik".
Këtij mesazh ajo iu përgjigj duke thënë: "Edhe unë do e adhuroja një emision me humor. E kam shprehur. Por, se dimë, inshallah na bëhet realitet."