“Do rrëzojnë nga froni Donaldin dhe Borën”, Olti Curri flet për Megi Pojanin dhe Endri Çekiçin: A e di sa i shkojn faturat? (VIDEO)

28 June 2022, 20:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do rrëzojnë nga froni Donaldin dhe Borën”, Olti
Endri Çekiçi, Olti Curri dhe Megi Pojani

Megi Pojani dhe futbollisti i kombëtares shqiptare Endri Çekiçi janë kthyer në qendër të vëmendjes së medieve rozë, pasi dyshja duket se po kalon një romancë të bukur.

Ata janë “arratisur” me pushime në ishujt ekzotikë të Afrikës Lindore dhe lidhja e tyre është kuptuar përmes detajeve që janë kapur nga fotot e publikuara në rrjetet sociale. Deri tani, Megi dhe Endri nuk e kanë konfirmuar romancën e tyre.

Mbi këtë çift të ri të showbizit shqiptar ka ardhur së fundmi dhe një koment nga blogeri Olti Curri. Përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ai shprehet se Megi Pojani dhe Endri Çekiçi nëse e bëjnë sado pak publike lidhjen e tyre, do të rrëzojnë nga “froni” Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, çiftin më të komentuar deri tani në median rozë. Ai shprehet se gjatë gjithë dimrin do flitet vetëm për Megi Pojanin dhe Endri Çekiçin.

Gjithashtu, Olti Curri paralajmëron dhe futbollistin për faturat e shtrenjta të drekave dhe darkave të motrave Pojani

"S’është shumë vapë për të mos me u marrë me punët e të tjerëve. Në qoftë se lajmi është i vërtetë dhe dyshoj se është i vërtetë, Megi dhe Endri janë çifti më bombastik i shoëbizit shqiptar, sepse Megi është super personazh, Endri i ri, në fillim të karrierës, luan me një skuadër të rëndësishme, kështu që këta janë çifti që i rrëzojnë nga froni Donaldin dhe Borën me një lëvizje.

Në qoftë se Megi dhe Endri do të vendosi që lidhjen e tyre ta bëjnë sado pak publike, vëmendja e gjithë medieve, portaleve, televizioneve, emisionet e showbizit do të përqendrohen tek këta të dy dhe vë bast që gjithë dimrin do flitet vetëm për ta.

Por, ka një problem themelor. Endri unë nuk e di sa e ke rrogën ti në atë skuadër që luan, por ty ta bëftë Zoti mbarë ishallah kalon me Real Madrid, me Milan, sepse kam përshtypjen se, ti nuk e di sesa iu shkon fatura darka, dreka, mëngjes motrave Pojani. Megit plus dy motrat që janë piratja, në qoftë se hanë vetëm mëngjesin, fatura vezë, djathë, salcice, domate, kastravec, vezë të ziera, kafe ëmbëlsirë të shkon 600 mijë lekë. Kështu që kujdes, sepse në qoftë se nuk ke dalë ende për drekë me motrat Pojani, po të them që do të ziejë gjaku. Kur të shohësh duke ngrënë, përveç se do bëhesh me sinozit, sepse gjatë gjithë kohës janë sipër pjatës, do të zejë gjaku aq shumë do hanë.” shprehet Olti Curri.


Video