Deklarata e papritur, Cubi i Klanifornias mund të ketë një “ajo” në jetë

30 June 2022, 20:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deklarata e papritur, Cubi i Klanifornias mund të ketë një
Esmeralda Metkaj ose e njohur si Cubi

Esmeralda Metkaj ose e njohur si Cubi është e angazhuar në “Klanifornia”, por nuk ka lënë pas dhe teatrin. Aktorja ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur jetën e saj personale. 

Gjatë intervistës për emisionin “Natën me Aulonën”, ajo është ngacmuar sërish për jetën e saj personale. Në fillim, refuzoi të ndante detaje duke thënë: “Unë preferoj të mos flas për jetën time personale, nuk kam folur kurrë. Di vetëm të them që jam e dashuruar dhe kaq.”

Por, më vonë moderatorja insistoi për të mësuar diçka më shumë për personin që i ka vjedhur zemrën. “Unë e di që nuk do të flasësh për marrëdhënien, por do të flasim për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur kush është ai,” tha Aulona.

Në këtë moment, aktorja tha: “Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë” dhe shtoi duke qeshur: "Të thashë, unë jam me shumë surpriza.”

Kaq ka mjaftuar që kjo deklaratë e Cubit të bëjë xhiron e gjithë mediave ditën e sotme.


Video