“Dancing With The Stars” thyen rekord audience në Shqipëri, mbi 500 mijë klikime në vetëm 7 orë

7 October 2023, 09:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dancing With The Stars” thyen rekord audience në
Dancing with the Stars

Nisi mbrëmjen e kësaj të premte spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars”.

Ky spektakël është programi me popullor i kërcimit në botë, një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel në Shqipëri.

Pas suksesit të edicionit të parë të tij, shikuesit presin akoma më shumë dhe pritshmëritë e tyre u plotësuan në premierën e Dancing.

Në vetëm 7 orë, videot e spektaklit në Youtube kanë kaluar 500 mijë shikime.

Në mbrëmjen e parë patët mundësi të njiheni me 15 personazhe të njohur të showbizit, ekranit, artit, muzikës dhe sportit të cilët së bashku me balerinët profesionistë do të garojnë përballë njëri-tjetrit për më shumë se 12 javë në arenën e kërcimit në përpjekje për të rrëmbyer kupën e artë.

Programi është nën moderimin e Bora Zemanit dhe Eno Popit, ndërsa juria ka në krye balerinin e mirënjohur Ilir Shaqiri.


Video