Dalina Buzi tregon pse vendosi që vajza të mos shohë më Tik Tok

6 Prill 2022, 22:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dalina Buzi tregon pse vendosi që vajza të mos shohë më Tik

Në emisionin “Goca dhe Gra”, u trajtua tema për fëmijët e vegjël që përdorin Tik Tok.

Dalina Buzi tregoi se vendosi të pengojë vajzën që të shohë video në këtë rrjet social ndërsa u shpreh se duhet edukim për përdorimin e celularit tek fëmijët.

“Më tha vajza ime po sikur të dua të bëhem djalë. Aty vendosa t’i heq Tik Tok. Të merresh me fëmijën 24 orë është shumë e bukur, por e pamundur, kështu që ai celulari na ka shpëtuar shumë kohë. Këtu duhet edukim për celularin. Unë ose motra ime shohim çdo gjë që vajza bën në iPad”, tha Dalina.


Vox Pop

Video