Në rrjetet sociale janë rikthyer fotografitë e festave të shthurura të reperit amerikan Diddy.
I arrestuar tashmë, ai akuzohet se organizonte festa të shthurura me alkool, drogë dhe punëtore seksi, duke ftuar VIP-a nga fusha të ndryshme.
Sipas autoriteteve amerikane, Diddy i filmonte këto festa dhe në disa raste i përdorte pamjet për të shantazhuar femrat apo persona të tjerë.
Disa nga personazhet e famshëm që kanë marrë pjesë në “festat e bardha”, të quajtura kështu pasi të ftuarit visheshin të gjithë me rroba të bardha, janë Leonardo DiCaprio, Chris Broën, Mariah Carey, Paris Hilton e shumë të tjerë.
Ndërsa DiCaprio është distancuar përmes një reagimi nga festat e shthurura, shqetësim për fansat mbetet prezenca e Justin Bieber nën shoqërinë e Diddy kur ishte vetëm 16-vjeç. Diddy thuhet se kishte përdorur këngëtarin Usher, për të fituar kujdestarinë e minorenit Bieber për 48 orë.