Broja feston sot ditëlindjen, drekë me ish-ministrin Balla

10 September 2024, 15:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Broja feston sot ditëlindjen, drekë me ish-ministrin Balla
Armando Broja dhe Taulant Balla

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja, feston sot ditëlindjen e tij të 23-të.

Ndonëse nuk është grumbulluar për ndeshjet e “Nations League” për shkak të një dëmtimi, Broja është sot në Tiranë, për të mbështetur shokët e tij të ekipit në ndeshjen kundër Gjeorgjisë.

Ai është takuar edhe me tifozët kuqezi në rrugët e kryeqytetit, si dhe ka zgjedhur të drekojë me ish-ministrin Taulant Balla.

Ky i fundit është një ndjekës i rregullt i futbollistëve shqiptarë edhe në ekipet e huaja ku ata luajnë dhe shpesh golat e tyre i ndan me ndjekësit në Facebook.

Broja u transferua së fundmi te Everton, dhe pritet të nisë të luajë për ta në muajin janar.

Broja feston sot ditëlindjen, drekë me ish-ministrin Balla
Armando Broja me tifozat kuqezi

Video