
Këngëtarja e njohur Britney Spears ka vendosur të tregojë pa dorashka të gjithë jetën e saj, kundrejt një shume të majme prej 15 milionë dollarë.
Ajo do të rrëfehet për gjithçka, deri te tutela 13-vjeçare e të atit, që u hoq vetëm vitin e kaluar, mosmarrëveshjet me motrën e saj.
“Neë York Post” shkruan se ylli i popit ka nënshkruar një kontratë prej 15 milionë dollarësh për një libër rreth jetës së saj. Sipas tabloidit të njujorkez, marrëveshja e librit është një nga më të mëdhatë që pas kohës së Obamës.
Britney në një postim të fundit në Instagran rrëfeu se ishte gati për të shkruar një libër, teksa kishte publikuar një foto të një makine shkrimi të vjetër shoqëruar me mbishkrimin: “Lindja e fillimit”.
Për këngëtaren, kjo është periudha e rilindjes, aq sa ka lënë të kuptohet se është duke punuar për një projekt të ri muzikor, atë që fansat në mbarë botën e kanë pritur prej vitesh.