Bllokohen Facebook dhe Instagram, probleme për përdoruesit në gjithë botën

12 June 2026, 16:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bllokohen Facebook dhe Instagram, probleme për përdoruesit në

Miliona përdorues të rrjeteve sociale në të gjithë botën, veçanërisht Instagram, Facebook dhe Messenger, kanë pasur probleme në orët e fundit, pasi kanë pasur vështirësi në përdorimin e shërbimeve të Meta-s.

Aktualisht, shumë përdorues po shohin në ekranet e tyre se ka një problem në lidhjen me faqet e tyre, ndërsa disa raportojnë se shkëputen shpesh nga llogaritë e tyre.

Në të njëjtën kohë, ata që arrijnë të lidhen me llogaritë e tyre raportojnë se po përjetojnë probleme edhe me story-t.


Video