Biznesmeni i njohur bëhet viral në rrjet, sikletoset nga mosnjohja e anglishtes dhe shihni si reagon (VIDEO)

30 August 2024, 12:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmeni i njohur bëhet viral në rrjet, sikletoset nga mosnjohja e
Kujtim Buçaliu

Biznesmeni i njohur në Kosovë, Kujtim Buçaliu, është bërë preja e radhës së të ashtuquajturit “djali i orëve”

Ziv një bloger, i cili “gjuan” personat me orë të shtrenjta, ka kapur këtë herë në rrjetë Drejtorin e Përgjithshëm të HIb Petrol.

Videon Ziv e ka postuar në profilin e tij në Instagram dhe më pas është bërë virale.

Në  profilet e ndryshme shqiptare ironizohet, sikleti në të cilin ndodhet biznesmeni i njohur nga mosnjohja e gjuhës angleze.

Ziv pasi pikas dy orët Rolex 2tone Submariner dhe Hublot King Fusion në duart e biznesmenit dhe shoqërueses së tij, u afrohet dhe fillon t’i pyes me çfarë merren në jetë. Në video duket hapur sikleti i biznesmenit përballë pyjeve të Ziv.

Kujtim Bacaliu është emër i njohur në Kosovë.

Disa vite më parë ai është përballur me akuza dhe dënim me burg në lidhje me mashtrimin ndaj institucioneve arsimore në Prishtinë për furnizimin me naftë jo cilësore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ziv Tamir (Ziv The Watch Guy) (@ziv.tamir)

 


Video