Beatrix Ramosaj “kërcënon” në Instragram, fansat aludojnë se e ka me Donaldin

2 May 2022, 19:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beatrix Ramosaj “kërcënon” në Instragram, fansat
Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Beatrix Ramosaj ka qenë javët e fundit në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes me aktorin Donald Veshaj.

Që pas ndarjes nga Donaldi, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së BBV, postimet e tyre në rrjetet sociale janë komentuar shumë nga fansat si deklarata apo kunja drejt njëri-tjetrit.

Beatrix Ramosaj është rikthyer në qendër të vëmendjes me postimin e fundit, ku krahas disa fotove ku duket mjaft e buzëqeshur shkruan:

“Unë kam screenshots”, shoqëruar me një emoji të qeshur.

Beatrix Ramosaj “kërcënon” në Instragram, fansatBeatrix Ramosaj “kërcënon” në Instragram, fansat

Ajo nuk ka treguar se drejt kujt shkon ky “kërcënim” apo ishte thjesht një shaka, por fansat e saj kanë reaguar menjëherë përmes komenteve, duke e lidhur deklaratën e saj me Donald Veshajn.

Beatrix Ramosaj “kërcënon” në Instragram, fansat

Historia e dashurisë së Donaldit dhe Beatrix filloi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Lidhja e tyre u komentua gjerë e gjatë për faktin se u quajt si tradhti ndaj moderatores, Bora Zemani nga ana e Donaldit. Ashtu siç filloi vrullshëm romanca e tyre, e tillë përfundoi duke mos zgjatur pas mbarimit të formatit, edhe pse shkaqet nuk janë bërë asnjëherë zyrtare.



Video