Bardhi thyen heshtjen: Problemet kanë nisur që pas daljes nga Big Brother

11 October 2024, 12:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bardhi thyen heshtjen: Problemet kanë nisur që pas daljes nga Big

Këto ditë Bardhi ka qenë në qendër të vëmendjes. Pas publikimit të këngës së tij të re “Çikës tem”, në të cilën shpalosi detaje nga jeta e karriera profesionale dhe përmend problemet ekonomike, ka nisur një komentim i gjerë në rrjet.

Në këtë projekt këngëtari ka thumbuar edhe ish-menaxherin, duke thënë se edhe pas ndarjes në një formë nuk po e lënë rehat, duke ia bllokuar koncertet.

Por tashmë do të mësojmë versionin e plotë të historisë. Prive ka lajmëruar përmes një promoje se Bardhi sonte thyen heshtjen lidhur me lajmet për të. 

"Emocion i madh, i papërshkrueshëm. Nja gjysmë ore s'kam mundur ta besoj hiç", thotë ai në një moment që duket se i referohet lajmit të shtatzënisë.

Më pas vijon: "Unë kam qenë i njohru dhe më ka dhembur shpirti pse s'kam mundur unë t'ia siguroj ato", ndoshta duke sqaruar kështu vargun e këngës ku thotë se "s'mund të blinte as vitaminat".

Një deklaratë që duket se ka lidhje me ish-menaxherin thotë: "Problemet kanë nisur prej Big Brother". 

Gjithsesi, sonte në 20:30 do të mësojmë gjithçka. Bardhi tani është në menaxhim të Naser Qelit, ku edhe po vazhdon jetën e re bashkë me Sara Gjordenin në Tiranë. 


Video