Babai e la vetëm 2 muajsh, djali i Dr. Florit feston 10-vjetorin e lindjes

9 September 2024, 16:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Babai e la vetëm 2 muajsh, djali i Dr. Florit feston 10-vjetorin e lindjes
Florian Kondi (Dr. Flori)

Ditën e djeshme, në familjen këngëtarit të ndjerë Florian Kondi ka pasur festë. Vogëlushi i tij, Dani është bërë një zotëri i vërtetë. Ka qenë Blerina, ajo e cila ka postuar një video të Danit duke fryrë qirinjtë e 10-vjetorit, nën shoqërinë e familjes.

I vogli ishte vetëm dy muajsh kur Dr Flori u nda nga jeta.

Por, edhe pse prej dhjetë vitesh është larguar nga kjo jetë ai vijon të jetë i pranishëm kudo me këngët e bukura që ka lënë dhe me kujtimet.

Floran Kondi (lindi më 28 shkurt 1979 në Kuçovë dhe vdiq më 17 nëntor 2014 në Tiranë), i njohur me emrin e tij artistik Dr. Flori, ishte  këngëtar, kompozitor dhe tekstshkrues, gjithashtu një nga antarët themelues të grupit West Side Family, me të cilin korri shumë sukses.

Deri në vdekjen e tij, Dr. Flori ka punuar si këngëtar i vetëm dhe gjithashtu me aktorin dhe këngëtarin Ermal Mamaqi, me të cilin ka bërë disa këngë.

Babai e la vetëm 2 muajsh, djali i Dr. Florit feston 10-vjetorin e lindjes
Djali i Dr Florit

Video