Arian Çani i surprizon të gjithë, vishet me të bardha për herë të parë në 20 vjet. Po pse?

23 June 2023, 23:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arian Çani i surprizon të gjithë, vishet me të bardha
Arian Çani

Gazetari Arian Çani ka surprizuar të gjithë ndjekësit e emisionit të tij këtë të premte. Ndryshe nga 800 e ca emisione “Zonë e lirë” të realizuara në 20 vjet në ekrane të ndryshme ku ai ka dale me bluzë dhe xhaketë të zezë, këtë herë ka qenë ndryshe: Çani u shfaq me këmishë të bardhë.

Vetë Çani ftoi publikun të dërgonte SMS për arsyet e këtij ndryshimi të pamjes. Nuk dihet nëse kjo bëhet vetëm për arsye publiciteti dhe tërheqjeje të vëmendjes duke qenë se emisioni i tij nuk ka më një audiencë të kënaqshme.

Bashkë me të, këmishë të bardhë kishin veshur edhe 3 të ftuarit e tij të përhershëm Ervin Karamuço, Arjan Curri dhe Ilir Kulla. Vetëm regjisori Hervin Çuli që gjithashtu është i ftuar i përhershëm i këtij emisioni nuk kishte pranuar të vishej me të bardha.

Arian Çani i surprizon të gjithë, vishet me të bardhaArian Çani i surprizon të gjithë, vishet me të bardhaArian Çani i surprizon të gjithë, vishet me të bardha



Video