Tenisti Arbër Sulastrova ka folur në një intervistë në lidhje me miqësinë që ka jashtë shtëpisë së “Big Brother” me Ilir Shaqirin. Ai shprehu se miqësia e tyre nisi brenda katër mureve, por jashtë është kthyer në “miqësi me këmbë në tokë” dhe beson se do të vazhdojë gjatë.
“Ne u njohëm brenda katër mureve me Ilirin, një shoqëi në ajër, tani u bë me këmbë në tokë shoqëria dhe besoj se do të vazhdojë. Sepse aty është një burg luksoz, le të themi që ti je nën presion të shumë gjërave, nuk je 100% i lirë. Gjërat vërtetohen kur del jashtë. Jo vetëm miqësitë por edhe situata të tjera të caktuara në lidhje me karakterin e personave.”- tha ai në “Ftesë në 5.”
Gjithastu ai foli për lajmin që u hap me shpejtësi në disa media sociale ditën e sotme, se Ilir Shaqiri dhe partnerja e tij do i drejtohen altarit këtë të shtunë.
“Muhabeti për dasmën që do të bëhet këtë javë. Në Orikum, fundjavë. Është shaka nuk ka asnjë lloj vërtetësie në këtë gjë. Ne po argëtoheshim me këto lajme”,- tha ai.
Veç dasmës së Ilir Shaqirit, ai u pyet edhe nëse do të ketë ndonjë gjë të tillë nga ana e tij.
“Do vijë me kohën… Çdo njeri e ka dëshirën, jemi shumë të rinj për dasëm tani. Kështu gjërat shkojnë me kohën.”– shprehu ish-banori.
Një tjetër pyetje për jetën e tij private ishte në lidhje me gabimin në BBV që e dashura e tij ia përmend vazhdimisht.
“Që duhet të isha më... duhet të thoja më shpesh jo. Duhet të isha më drastik në disa situata, siç ishte pjesa e penalizimit që mora zarf të zi. Edhe që duhet të bëja më shumë debate.”-zbuloi Arbri.