Arbenita "shpërthen" me lumë akuzash ndaj Feros, nuk lë gjë pa treguar: Pinte kokainë, më puthte me forcë pas ndarjes!

5 September 2025, 16:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbenita "shpërthen" me lumë akuzash ndaj Feros, nuk lë
Fero dhe Arbenita

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, modelja e njohur Arbenita Ismajli ka folur hapur për prapaskenat e marrëdhënies dhe ndarjes me reperin Fero.

Në një reagim të gjatë në Instagram, ajo e ka përshkruar ish-partnerin si njeri të dhunshëm dhe të papërgjegjshëm, duke akuzuar për abuzim me substanca, tradhti të përsëritur dhe pamundësi për të siguruar stabilitet financiar për familjen.

Sipas saj, reperi ka kaluar disa herë në burg, ka qenë i përfshirë në sherrë të vazhdueshme dhe akuzuar për shitje drogash, duke mos u kujdesur për vajzën e tyre. Arbenita ka mbuluar çdo shpenzim të familjes, përfshirë shtëpinë, ushqimin, veshmbathjen dhe faturat e spitaleve.

Modelja thotë gjithashtu se familja e Feros i ka marrë para, rroba dhe makina, duke e lënë atë të përballej vetëm me çdo përgjegjësi, përfshirë një borxh prej 50 mijë eurosh.

Pas ndarjes, ajo pretendon se Fero e ka kërcënuar, ka ushtruar dhunë gjatë takimeve me vajzën dhe ka tentuar ta intimidojë përpara shërbimeve sociale, duke e quajtur Arbenitën “gjuetare parash”.

Në rrëfimin e saj, modelja përmend pasojat që kjo situatë ka lënë tek vajza e tyre e vogël, duke theksuar trauma dhe pasiguri në shëndetin e saj mendor.

Arbenita "shpërthen" me lumë akuzash ndaj Feros, nuk lë
Postimi i Arbenitës

Video