Albina Kelmendi në Eurosong/ Reagon ashpër dirigjenti i Elsa Lilës: Drejtësia duhet të hetojë këtë fatkeqësi

24 December 2022, 14:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Albina Kelmendi në Eurosong/ Reagon ashpër dirigjenti i Elsa

Duket se jo vetëm Elsa Lila është e pakënaqur nga çmimi i marrë, por edhe bashkëpunëtorët e saj.

Këtë herë pas miqve dhe të njohurve të saj ka reaguar edhe dirigjenti që e shoqëroi në skenë.

Me akuza të forta, Enrico Melozzi.  “Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, shkruan në reagimin e tij Melozzi. Duket se pakënaqësitë e dirigjentit lidhen me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë, kënduar nga Albina Kelmendi dhe familja e saj.

Prej ditësh, Enrico Melozzi ka publikuar foto dhe video nga Tirana ku dhe gjendej për Festivalin e RTSH. Ai e ka shoqëruar Elsën në këngën e saj “Evita”, duke pasur pritshmëri edhe më të larta rreth këtij produksioni. Duket se edhe vetë artistja është zhgënjyer nga vendimi i publikut për të çuar në Eurosong Albinën dhe jo atë. Megjithatë artistja mundi të rrëmbente vendin e parë në këtë festival.

“A është e mundur që një artist të propozojë dhe të regjistrohet si solist, me një emër që botohet në të gjitha gazetat e botës dhe pastaj të paraqitet si grup, qoftë dhe me një emër tjetër??”, ka shkruar ndër të tjera Encciro.

 

Albina Kelmendi në Eurosong/ Reagon ashpër dirigjenti i Elsa



Video