Aktorja e njohur, sarkazëm me Big Brother: “Gëzuar shekullin ku lumturia është sasi k…”

30 January 2022, 23:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aktorja e njohur, Ema Andrea ka ironizuar personat që kanë ëndërr të jenë pjesë e reality show-t “Big Brother”.

Përmes një postimi në “Facebook”, aktorja thotë se nuk e kupton se si ka persona që ndihen të lumtur duke fjetur në një krevat me një person tjetër që t’i shikojë e gjithë Shqipëria.

“Te kesh enderr me hy ne Big Brother… Nuk di dmth! Te jesh i/ e lumtur se kur fle ne shtrat pranë dikujt qe quhet Paralel. Dhe e sheh gjithe Shqiperia… nuk e di dmth…! Gezuar shekullin ku lumturia eshte sasi K…! Poete hidhuni vet ne zjarr se librat jane djege kaherë!”, ka shkruar Ema, duke marrë shumë komente nga miqtë e saj.


Video