Aktorja e njohur habit me rrëfimin: Mund të flas me shpirtrat

8 April 2022, 18:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktorja e njohur habit me rrëfimin: Mund të flas me shpirtrat
Aktorja Vanessa Hudgens

Aktorja Vanessa Hudgens ka thënë se mund të flasë me shpirtrat, duke treguar se prej vitesh “shikon dhe dëgjon gjëra”.

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, e ftuar në “The Kelly Clarkson Show”, deklaroi se që kur ishte fëmijë shikonte fantazma.

“E kam pranuar faktin që unë shikoj dhe dëgjoj gjëra. E panjohura është e frikshme, por kohët e fundit unë kam nisur ta shikoj si diçka pozitive, si dhunti. Mbaj mend kur isha 8 vjeç, kisha një rosak lodër, dhe kur po dilja nga shtëpia për të shkuar në shkollë, ai rosak erdhi pas meje. Tani kam nisur që të përdor një pajisje që e quaj “kutia e shpirtit”, me të cilën kap frekuenca paranormale”, tha Hudgens.

Më tej, 33-vjeçarja shpjegoi se “shpirtrat na flasin përmes elektricitetit”.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë histori të ngjashme nga ‘VIP’-at. Madje më e njohura është ajo e këngëtares Demi Lovato e cila pretendon se ka folur me UFO-t.


Video