Aksidentohet këngëtarja, Tuna Sejdiu!

19 April 2026, 15:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidentohet këngëtarja, Tuna Sejdiu!
Tuna Sejdiu

Këngëtarja Tuna Sejdiu është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor.

Media “Prive” shkruan se, këngëtarja nuk ka qenë shkaktare e aksidentit.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për asnjë lëndim apo problem shëndetësor për Tunën.

Ajo ka shpëtuar pa pasoja fizike, ndërsa aksidenti ka rezultuar vetëm në dëme materiale në automjetin e saj.

Deri më tani, vetë këngëtarja nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë incident, ndërsa pritet që në vijim të ketë një qëndrim apo sqarim nga ana e saj.


Video