Arrestohet i "forti Saukut", ja si u kap me pistoletë!

5 November 2026, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet i "forti Saukut", ja si u kap me pistoletë!
Eduart Dushku, i njohur si “i forti i Saukut”

Personi në foto është Eduart Dushku, i njohur si “i forti i Saukut”, i cili u arrestua nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”.

49-vjeçari u arrestua pasi po transportonte me motor nje armë zjarri pistoletë.

Policia e Tiranës thotë se i arrestuari është person me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje.

Në cilësinë e provës materiale, policia i gjeti dhe i sekuestroi 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjetin dhe celularin i tij.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar armë zjarri, me motomjet, një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjeti dhe celulari i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Eksponenti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Motomjeti me të cilin lëvizte ky shtetas, u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit.
Gjatë kontrollit në të, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën dyshohet se shtetasi E. D. do ta trafikonte.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 jelek antiplumb.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video