Kërkoi parashkrimin e dënimit, shtyhet seanca për Adriatik Llallën

5 November 2026, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkoi parashkrimin e dënimit, shtyhet seanca për Adriatik
Adriatik Llalla

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 16 nëntor, në orën 08:30.

Prokurorja e Posaçme e SPAK, pasi dëgjoi parashtrimet, kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e referuara në këtë proces. Për këtë arsye, gjykata vendosi të shtyjë shqyrtimin e kërkesës.

Llalla kërkon që dënimi i dhënë ndaj tij në vitin 2021, me vendim të formës së prerë, të konsiderohet i parashkruar. Argumenti i tij lidhet me faktin se kanë kaluar afro pesë vite nga vendimi, pa e vuajtur dënimin me dy vite burgim.

 


Video