Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë ditën e premte një banesë në Fushë – Kosovë.
Siç bën me dije Policia, si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy policë dhe dy zjarrfikës janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Është raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri është përfshi banesa pronë e viktimës mashkull kosovar e cila gjendet në katin e 5 të objektit banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve dhe auto-ambulanca.
Si pasojë e zjarrit disa banorë janë evakuuar nga objekti banesor, ndërsa si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor, ku tre prej qytetarëve janë dërguar edhe në QKUK dhe pas tretmanit janë liruar”, bëhet e ditur në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori që tashmë ka nisur hetimet.