Zgjedhjet në Rusi, qytetarët hedhin bojë dhe i vënë zjarrin kutive! Skandali me shenjën që zhduket nga fleta e votimit

15 March 2024, 15:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet në Rusi, qytetarët hedhin bojë dhe i vënë
Incidentet gjatë zgjedhjeve në Rusi

Prej mëngjesit të sotëm, në Rusi po mbahen zgjedhjet presidenciale.

Miliona qytetarë i janë drejtuar qendrave të votimit, megjithatë nuk kanë munguar as incidentet në zgjedhjet ku Vladimir Putin garon i vetëm për mandatin e pestë presidencial.

Në Shën Pererburg, një grua e moshuar i ka vendosur zjarrin dhomës së votimit. Ndërsa në një qendër tjetër votimi, një vajzë e re pasi ka hedhur votën, ka derdhur bojë brenda kutisë.

Sot votohet edhe në qytetet ukrainase të pushtuara nga Rusia. Megjithëse pjesëmarrja aty ka qenë e ulët për shkak të luftimeve të vazhdueshme. Një qendër votimi raportohet se është qëlluar me predhë.

Një tjetër skandal është ai i bojës së stilolapsit me të cilin duhet të votojnë qytetarët. Sipas raportimeve të disa qytetarëve, boja zhduket menjëherë nëse e nxeh me zjarrin e çakmakut.


Video