TRAGJEDI në Itali/ Nëna dhe 3 fëmijët e mitur humbin jetën pasi flakët përpinë apartamentin!

15 March 2024, 13:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

TRAGJEDI në Itali/ Nëna dhe 3 fëmijët e mitur humbin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bologna të Italisë. Nëna dhe tre fëmijë humbën jetën pasi zjarri përfshiu apartamentin e tyre në katin e katërt të një pallati 8 katësh në periferi të qytetit.

Fëmijët, dy binjakë rreth dy vjeç dhe një motër gjashtë vjeç, humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në apartamentin e tyre gjatë natës.

Gruaja 31 vjeçare me origjinë rumune, Stefania Alexandra Nistor humbi jetën gjatë transportit në spitalin Maggiore.

Zjarri dyshohet se u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik nga një ngrohës elektrik në dhomën e gjumit të apartamentit.



Video