
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërëkuar Vladimir Putinit bisedime të drejtpërdrejta si e vetmja rrugë për të ndalur luftën.
“Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë të qetë”, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Ulu me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron”, tha ai.
Nga Perëndimi, Zelensky kërkoi avionë luftarakë.
“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt dhe të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, atëherë më jepni avionë”, tha ai.
Ai paralajmëroi Perëndimin se pas Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë.
“Nëse ne nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajttë!, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës”, u shpreh presidenti ukrainas.