Vr*u partneren dhe 2 fëmijët e saj, si edhe një 10-vjeçare, autori i m*sakrës godet me çekiç në kokë një të burgosur!

13 May 2024, 13:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vr*u partneren dhe 2 fëmijët e saj, si edhe një

Damien Bendall raportohet se i ka thyer kafkën me çekiç një të burgosuri tjetër në punishten e burgut, i cili po lufton për jetën. 

34-vjeçari vrau brutalisht partneren e tij Terri Harris, 35 vjeç, si dhe fëmijët e saj John Paul Bennett, 13 vjeç dhe 11-vjeçaren Lacey Bennett në Derbyshire, në vitin 2021.

Gjithashtu vrau edhe 11-vjeçaren Connie Gent, gjithashtu kishte shkuar për të fjetur në shtëpinë e shoqes së saj, Lacey, mbrëmjen e masakrës së tmerrshme.

I nxitur nga kokaina, Damien Bendall përdhunoi vajzën e partneres, Lacey ndërsa ajo po vdiste.

Tani vrasësi raportohet se ka goditur të burgosurin tre ose katër herë me çekiç dhe shanset e tij për të mbijetuar janë të pakta, thanë burimet për The Sun.

Policia ka hetuar sulmin e pretenduar në burgun Frankland në County Durham.

Shërbimi i Burgjeve tha se: ‘Të burgosurit që janë të dhunshëm përballen me dënime të ashpra.’ 

Bendall është dënuar me burgim të përjetshëm për 4 vrasjet e ndodhura brenda shtëpisë së Terri Harris në Killamarsh.


Video