Davkova u betua në emër të Maqedonisë, Mitsotakis u rikthehet kërcënimeve: E ardhmja e tyre në BE, varet nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues

13 May 2024, 09:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Davkova u betua në emër të Maqedonisë, Mitsotakis u
Kyriakos Mitsotakis dhe Gordana Silianovska

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur irritimin e tij në lidhje me qëndrimet dhe veprimin e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila u betua në emër të Maqedonisë dhe jo Maqedonisë së Veriut.

Mitsotakis shprehu mosmiratimin e Greqisë për një ‘iniciativë të paligjshme dhe të palejueshme’ dhe një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj, duke minuar të ardhmen e saj, siç kanë deklaruar tashmë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në të njëjtën kohë, Mitsotakis refuzon manipulime si ato me të cilat Silianovksa po hap mandatin e saj, së cilës ai i bën thirrje t’i kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.’

‘Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të ngjashme. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve, nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj dhe sigurisht nga tejkalimi i sfidave’, përfundon kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.


Video