Vrasja e vëllezërve Bytyqi në paraburgimin serb, DASH: Serbia të përfundojë hetimet dhe të nxjerrë para drejtësisë autorët

8 July 2024, 15:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e vëllezërve Bytyqi në paraburgimin serb, DASH: Serbia
Departamenti Amerikan i Shtetit

Sot bëhen 25 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyqi në paraburgimin e Serbisë, ndërsa sërish Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kërkuar autoriteteve serbe të përfundojnë hetimet dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët.

Vëllezërit Bytyqi ishin anëtarë amerikano-kosovarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vranë nga policia serbe menjëherë pas përfundimit të Luftës së Kosovës, ndërsa ata ishin në paraburgim në Petrovo Selo, Kladovo, Serbi.

Trupat e tre vëllezërve u zbuluan në korrik 2001 në një varr masiv që përmbante 70 shqiptarë, pranë objektit të trajnimit të Njësisë Speciale Anti-Terroriste (SAJ). Trupat u gjetën me duar të lidhura dhe me plagë me armë zjarri në kokë.

Mesazhi i zëdhënësit të DASH, Matthew Miller në rrjetin social “X”:

25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre.


Video