Video TRONDITËSE në Jerusalem, policia IZRAELITE rreh keq një fotoreporter të Anadolu!

17 December 2023, 13:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video TRONDITËSE në Jerusalem, policia IZRAELITE rreh keq një
Mustafa Alkaruf

Një video tronditëse që dokumenton sulmin ndaj një fotoreporter i Agjencisë Turke Anadolu nga policët izraelitë të premten e kaluar, po publikohet nga mediat ndërkombëtare.

Sipas Anadolu, gazetari Mustafa Alkaruf po mbulonte një tubim të palestinezëve në një lagje të Jeruzalemit Lindor, pranë Al-Aksha, mes kufizimeve të vendosura nga Izraeli për lutjet e xhamive që kanë qenë në fuqi prej 10 javësh.

Oficerët e policisë izraelite që kishin ngritur barrikada në zonë, fillimisht e kërcënuan Alkarufin me armë, më pas e shtrinë në tokë, duke e goditur me grushte dhe shkelma.

Fotoreporteri, i cili pësoi lëndime në fytyrë dhe trup nga goditjet, u dërgua me ambulancë në Spitalin Makassed në Jerusalemin Lindor.


Video