Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Lordi Syla, është njëri nga tre personat që vdiq në aksidentin në Prizren.
Pas vdekjes së Lordit ka reaguar babai i tij, Muhamet Syla.
“Ma kpute zemren bab, ishallah Allahu në xhehnet”, ka shkruar Syla sipër një fotografie ku shihet me Lordin.
Ndërkaq dy të vdekurit tjerë janë Nue Bibaj dhe Molos Delija.
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia ku njofton se aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 22:45.
Policia përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se shoferi që përplasi tre të rinjtë është arrestuar.
Më herët u raportua se shoferi i automjetit ishte Arlind Syla, i afërm i njërit prej viktimave.