Video/ Si Putini do marrë Ukrainën, inteligjenca britanike publikon pamjet

18 February 2022, 12:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video/ Si Putini do marrë Ukrainën, inteligjenca britanike publikon

Ndërsa liderët botërore do të mblidhen nesër në Mynih, në një tentativë për të shmangur luftën mes Moskës dhe Kievit, Rusia do të kryeje stërvitje bërthamore duke lëshuar edhe raketa balistike.

Stërvitja ruse, do të mbikëqyret nga vetë Vladimir Putin, do të përfshijë forcat e hapësirës ajrore të Rusisë, komandën e saj strategjike raketore, flotën e Detit të Veriut dhe të Zi dhe Distriktin Ushtarak Jugor - që mbulon Krimenë dhe një pjesë të kufirit afër zonave të kontrolluara nga rebelët në Ukrainë.

Video/ Si Putini do marrë Ukrainën, inteligjenca britanike publikon

Ndërkohë që sot Ministria e Mbrojtjes Britanike publikon 'planin e betejës së Putinit' ndërsa Rusia kërkon që Biden të tërheqë të gjitha trupat nga Evropa Qendrore dhe Lindore - dhe SHBA paralajmëron për sulm të mundshëm të armëve kimike me flamur të rremë përpara pushtimit të Ukrainës.

Në një video prej dy minutash të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar shpjegohet se çfarë po ndodh aktualisht në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë dhe si Moska do pushtojë Kievin.

 


Video