Shkrumbohet nga flakët trageti Greqi-Itali, shpëtohen 288 persona në bord

18 February 2022, 07:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shkrumbohet nga flakët trageti Greqi-Itali, shpëtohen 288 persona

Trageti i linjës Greqi-Itali, 'Euroferry Olympia' është përfshirë nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e sotëm për fatmirësisht pa të lënduar.

Mësohet se flakët kanë shpërthyer menjëherë pas nisjes nga porti grek ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Trageti ishte nisur për në Brindizi të Italisë dhe në bord ishin 237 pasagjerë ndërsa 51 ishin anëtarë të ekuipazhit të cilët janë evakuuar nga tre varka. Lajmin e ka bërë me dije policia portuale greke, e cila ka kontaktuar rojet bregdetare italiane.

 

 


Video