Rusia dëbon zv.ambasadorin amerikan në Moskë, SHBA: Vendim i paarsyeshëm

17 February 2022, 16:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia dëbon zv.ambasadorin amerikan në Moskë, SHBA: Vendim i
Ambasada e SHBA në Moskë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Rusia ka dëbuar një diplomat të lartë në ambasadën e saj në Moskë, duke e quajtur vendimin një "hap përshkallëzues të tensioneve mes dy vendeve" dhe të paprovokuar.

“Siç kemi raportuar, Rusia ka dëbuar zëvendësambasadorin amerikan Bart Gorman, zyrtarin e dytë më të lartë në ambasadë - por Moska ende nuk e ka thënë pse”, deklaroi Departamenti i Shtetit.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se veprimi i Moskës ishte "i paprovokuar dhe ne e konsiderojmë këtë një hap përshkallëzues. “Ne po shqyrtojmë përgjigjen tonë", vijoi deklarata.

"Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t'i japë fund dëbimeve të pabaza të diplomatëve dhe stafit amerikan dhe të punojë në mënyrë produktive për të rindërtuar misionet tona", thotë departamenti.

"Tani më shumë se kurrë, është kritike që vendet tona të kenë personelin e nevojshëm diplomatik për të lehtësuar komunikimin midis qeverive tona", mbyllet deklarata.


Video