Kosova sot, 14 vjet shtet i pavarur dhe sovran

17 February 2022, 08:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosova sot, 14 vjet shtet i pavarur dhe sovran
Duke ngritur flamurin e Kosovës

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës.

Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99).

Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë, më 17 shkurt të vitit 2008.


Video