Gjykata Kushtetuese italiane i mbyll derën eutanazisë

16 February 2022, 20:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata Kushtetuese italiane i mbyll derën eutanazisë

Gjykata Kushtetuese italiane shpalli të papranueshme pas 3 orësh në dhomën e këshillit propozimin e Shoqatës Coscioni për dekriminalizimin e vetëvrasjes së asistuar.

Referendumi për eutanazinë nuk do të votohet pranverën e ardhshme. Në pritje të depozitimit të vendimit, Zyra e Komunikimit njoftoi se Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë pyetjen e referendumit, sepse “pas shfuqizimit, ndonëse të pjesshëm, të ligjit për vrasjen me konsensus, nuk ofrohet mbrojtja minimale e nevojshme kushtetuese e jetës njerëzore, në përgjithësi dhe me referencë të veçantë për të dobëtit dhe të pambrojturit”.

Marco Cappato nga Shoqata Coscioni u bë simbol i betejës për vetëvrasje të asistuar, pasi kishte shoqëruar DJ Fabo në Zvicër, ka reaguar menjëherë.

"Ky është një lajm i keq për ne. Është një lajm i keq për ata që vuajnë dhe do të duhet të vuajnë edhe më gjatë. Lajm i keq për demokracinë", tha ai.


Video