Rusia pretendon se ka tërhequr të tjerë trupa nga Krimea

18 February 2022, 09:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia pretendon se ka tërhequr të tjerë trupa nga Krimea

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka tërhequr disa njësi ushtarake nga Krimea.

Tanket thuhet se janë kthyer në bazat e tyre në rajonet e Dagestanit dhe Çeçenisë pas përfundimit të stërvitjeve në Krime.

Ditët e fundit Rusia ka pretenduar se ka tërhequr trupat nga kufijtë e Ukrainës, madje duke publikuar edhe video të këmbësorisë që tërhiqen.

Megjithatë, liderët perëndimorë kanë hedhur dyshime mbi këto pohime.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përsëriti se nuk kishte prova se Rusia po tërhiqte trupa duke thënë në një takim të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ai beson se Rusia po përgatit një pushtim "në ditët e ardhshme".

 


Video