Video: Senatorja demokrate kërkon votën duke bërë “twerking” me kokë poshtë

7 July 2022, 09:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video: Senatorja demokrate kërkon votën duke bërë
Senatorja amerikane, Tiara Mack

Senatorja demokrate e Rhode Island, Tiara Mack postoi një video në TikTok, ku shihet teksa bën Twerking me kokë poshtë, ndërkohë që kërkon votën nga populli i saj.

Në fund të klipit prej tetë sekondash, i cili nuk është pjesë e fushatës zyrtare, ligjvënësja 28-vjeçare buzëqesh dhe thotë: “Votoni Senatoren Mack”.

Pas publikimit të videos, disa përdorues të internetit kanë reaguar.

"Kjo nuk do ju japë votën”, komentoi një përdorues i TikTok.

“Nuk dua të të dëgjoj të ankohesh për 'gratë që nuk respektohen në këtë vend’ pas postimit të kësaj videoje”, ka shkruar një tjetër.

@mackdistrict6

a promised senator thirst trap at Block Island ????

♬ original sound - Senator Tiara Mack

Video