Me armë në dorë, kush është shqiptari që kërcënoi protestuesit me jetë në Shkup

6 July 2022, 23:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me armë në dorë, kush është shqiptari që
Isuf Koka

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në protestën e zhvilluar në Shkup kundër propozimit francez. Siç duket edhe nga pamjet, Isuf Koka, pronari i dy bizneseve në zonën ku po zhvillohej protesta ka nxjerrë një armë dhe ka nisur që të qëllojë. Në një moment, një person i veshur me të zeza, i ka dalë para, por ende nuk dihet se cili është roli i tij. Ka qenë efektiv i veshur si civil, apo është ndonjë i afërm i shqiptarit. 

Shefi i opozitës VRMO-DPMNE, Hristijan Mickoski tha se plumbat ishin për të, e se sot ishte tentuar vrasja e tij, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë dalë për të mbrojtur biznesin e tij.

Me gurë u qëllua edhe drejt bustit të Skënderbeut.


Video